Biografia

Data, vendi i lindjes dhe familja:

30 gusht 1951, Marec, Prishtinë. I biri i Isës dhe Nazmijes. I martuar me znj. Masha, shtetase ruso-zvicerane me prejardhje burjato-tartare. Prind i pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës dhe Diarit).

Edukimi:

Edukimi fillestar dhe i mesëm, Prishtinë (dy shkolla të mesme, Normalen dhe Gjimnazin në Prishtinë).

1970-1973 Institut für Außenhandel, Hamburg Universitat, Instituti i Tregëtisë së jashtme,Universiteti i Hamburgut

1982-1983 Master në Marketing dhe Menaxhment – InstitutiMösinger Zurich.

Profili profesional:

1974-1975 Korrespondent për gjuhë të huaja pranë Drejtoratit për zhvillim, Kombinati i Tekstilit, Gjilan.

1976 Drejtor komercial i Kompanisë Peter Zimmern Austri.

Kompania Interplastica Project Engeneering në Morbio Inf. Zvicër.

1977-1983 Drejtor Komercial

1983-1990 Drejtor gjeneral

1990-2009 Themelues dhe President i Mabetex Project Engineering, Lugano Zvicër.

  • 1992-2009 President i CRS-Credito per lo sviluppo e ristrutturazione, Lugano Zvicër;
  • President i Mabco Construction.
  • President i Swiss Diamond Hotel Management, Bermuda;
  • Co Krueger Hoch–Tiefbau, Berlin;
  • Co Interfin Finance Londër;
  • Co Mabetex International (18 vende të botës);
  • Pronar i kompanise së sigurimeve Siguria, Prishtinë;
  • Aksionar në Bankën Ekonomike, Prishtinë;
  • Pronar i Saranda Properties;
  • Co Sine Tempore International;
  • Co BK Anstalt Lichtenstein;
  • Co Diamond Travel;
  • 2009 Mbyll mandatin menaxherial në të gjitha Kompanitë e tij, mbetet vetëm pronar i aksioneve të rregulluara sipas legjislacionit në shtetin ku ato veprojnë.

Angazhime të tjera:

  • Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu;
  • Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve Per i “Bambini Di Sakha”;

Promovues dhe themelues i:

  • FORK – Fondacioni për Rindërtimin e Kosovës,  Lugano, Prishtinë;
  • Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;
  • 2004-2007 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Uashington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);
  • Anëtar i Center for International and Strategic StudiesCSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Washington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;
  • Themelues i Fondacionit për të rinjtë Ibrahim Kodra, Lugano;
  • Organizata për Lobim New Kosova Alliance, Washington, (2005-2007);
  • Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë;
  • Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR(2007);
  • Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës (2007-2010);
  • Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës (2011).

Veprimtaritë humanitare:

  • 1993 - Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha);
  • 1999 - Në bashkëpunim me zonjën Fanfani dhe Fondacionin Fëmijët e paqes, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad e gjetiu, për të dëbuarit nga Kosova;
  • 1999 – Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale;
  • 2000-2004 – Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj;
  • 2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në fshatin Penuhë të Podujeves;
  • 2004 – Lirimi i pengjeve në Afganistan (rasti i Shqipe Hebibit);
  • 2006 – Lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan Gabrielle Torsello;
  • 2008-2011 -  Lobim permanent për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur (mbi 20 njohje);
  • 2007 – Kontribut në lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan;

Disa prej aktiviteteve humanitare të Fondacionit “Behgjet Pacolli”:

  • Projektues, sponsor dhe financues i gjithë strukturës së Universitetit Amerikan AUK në Kosovë;
  • Financues i zgjerimit të Fakultetit Filozofik në Prishtinë;
  • Financues i projekteve kulturore e trashëgimtare në Kosovë;
  • Sponsorizues i sporteve në Kosovë;
  • 20 bursa studimi në vazhdimësi (në Kosovë dhe jashtë);
  • Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimeve për familjet skamnore;
  • Asistencë në dërgimin për shërim jashtë vendit të dhjetëra pacientëve në vit;
  • Asistencë sociale invalidëve dhe personave në nevojë (pagë mujore);
  • Ngritja e muzeut Ibrahim Kodra në Prishtinë (në proces);
  • Asistencë ditore të njerëzve në nevojë;

Vlerësime:

  • Dekoratat e TMK;
  • Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);
  • Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
  • Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;
  • Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit ARMAND HAMMER që e merr këtë dekoratë;
  • Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
  • Konsull nderi global i Liberisë (2002-shtator 2010);
  • 2009 – Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);
  • 2010 – Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano Pavarotti, Helmut Kohl, Nënë Tereza e Kalkutës, Kofi Annan, Bill Gates, etj;
  • Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;
  • Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.

Gjuhët:

Gjuhë amtare: Shqip

Gjuhë të huaja: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjisht, Serbo-Kroatisht.

↑ Shko lart